Festat e fundvitit po afrohen, dhe shtëpia është qendra e gjithë magjisë: dritat, aromat e mira, mysafirët, ngrohtësia dhe atmosfera e veçantë që mezi e presim çdo vit. Por që të shijosh gjithçka pa stres dhe pa surpriza të pakëndshme, ka disa gjëra që duhen përgatitur paraprakisht. Dhe këtu hyn SuperTekniku ekipi yt i besuar për çdo kontroll, rregullim dhe riparim që shtëpia të funksionojë si orë svicerane gjatë gjithë sezonit të festave.
Në vijim do të gjeni disa këshilla praktike që çdo familje duhet t’i ketë parasysh përpara se t’i japim mirëseardhje dhjetorit.
1. Kontrollo instalimet elektrike: festat kërkojnë energji!
Dritat e pemës, dekorimet e jashtme, sobat elektrike, ngrohëset, pajisjet e gatimit… të gjitha këto shtojnë ngarkesën elektrike në shtëpi. Dhjetori është muaji ku defektet elektrike dalin më shpesh sepse linjat janë të mbingarkuara.
Çfarë mund të bësh?
- Kontrollo prizat dhe zgjatësit për dëmtime.
- Mos përdor zgjatës të vjetër ose të dëmtuar.
- Sigurohu që sistemi elektrik i shtëpisë mund të përballojë pajisjet që përdor.
- Shmang lidhjen e shumë pajisjeve të fuqishme në të njëjtën linjë.
Nëse diçka nuk duket në rregull, SuperTekniku të ndihmon me kontroll të plotë elektrik dhe riparime të shpejta, kështu që festat t’i presësh me siguri.
2. Ngrohja, para se të fillojë vala e të ftohtit
Askush s’do të mbetet pa ngrohje në mes të festave! Në dhjetor fillojmë të përdorim intensivisht kaldajat, kondicionerët, ngrohëset, por shumë familje i ndezin pa bërë një kontroll paraprak – dhe këtu lindin problemet.
Çfarë duhet bërë?
- Pastrimi i filtrave të kondicionerit.
- Kontrolli i kaldajës për rrjedhje uji ose presion jo normal.
- Testimi i motorrëve dhe ventilatorëve për zhurma të çuditshme.
- Sigurohu që shtëpia ngrohet njëtrajtshëm në çdo dhomë.
SuperTekniku ofron shërbime të specializuara për ngrohjen dhe klimatizimin, që të mos të zërë paniku ditën kur ke pritur mysafirë.
3. Problemet hidraulike, surprizat më të shpeshta të dimrit
Temperaturat e ulëta dhe përdorimi i tepërt i ujit (larje, gatim, pastrim) bëjnë që defektet hidraulike të jenë shumë të zakonshme në fundvit.
Kujdes sidomos për:
- Rrjedhjet e fshehta që mund të çojnë në lagështirë.
- Bllokimet në lavaman, tualet apo dushe.
- Rubinetat që pikojnë dhe rritin faturën.
- Tubacionet që ngrijnë gjatë natës në zonat më të ftohta.
Një kontroll i thjeshtë nga SuperTekniku mund të shmangë probleme të shtrenjta dhe stres para festave.
4. Pajisjet elektroshtepiake! Mos e lini kontrollin në minutën e fundit!
Në dhjetor përdoret më shumë: furra për gatime, lavatriçja, tharësja, frigoriferi (plot me ushqime!), aspiratori i kuzhinës, dhe makina e larjes së enëve.
Këshillë e rëndësishme:
Nëse dikush prej tyre ka pasur defekte të vogla gjatë vitit, mos e lër pa rregulluar. Në ditët e festave, zakonisht prishen pikërisht pajisjet që kemi injoruar më herët.
SuperTekniku ofron riparime profesionale, pjesë origjinale dhe diagnostikim të shpejtë për të gjitha pajisjet kryesore.
5. Përgatit ambientin, shtëpia duhet të jetë gati për mysafirë
Përveç anës teknike, ka edhe detaje që të kursejnë shumë kohë:
- Pastro filtrat e aspiratorit dhe AC.
- Sigurohu që dritat e jashtme funksionojnë (janë të rëndësishme edhe për siguri).
- Kontrollo tualetet dhe lavamanët për erë të keqe ose rrjedhje.
- Mbaj gati zgjatës të sigurt dhe shumëfishues cilësorë për dekorimet.
Në fund… gëzoji festat me qetësi!
Festat janë për familjen, ngrohtësinë dhe momente të bukura – jo për stres me priza që digjen, furra që s’punon apo tuba që bllokohen. Prandaj SuperTekniku është aty për t’u kujdesur që gjithçka të ecë vaj.
Na kontakto dhe sigurohu që shtëpia jote të jetë gati për dhjetorin!
Gëzuar festat – me siguri, ngrohtësi dhe funksionalitet!
Kontakto këtu ose në Instagram!