+355 697 033 438 [email protected]
Mirembajtje vjetore – Kushtet e sherbimit!
Kreu 9 Blog 9 Mirembajtje vjetore – Kushtet e sherbimit!

Mirë se vini në paketën e mirëmbajtjes se Superteknikut.

Ju lutemi lexoni me kujdes termat dhe kushtet e mëposhtme përpara aktivizimit të paketës së mirëmbajtjes. Aktivizimi i paketës dhe/ose kryerja e pagesës konsiderohet si pranim i plotë i këtyre termave dhe kushteve.

1. INFORMACION I PËRGJITHSHËM

Paketa e mirëmbajtjes ofrohet nga:

Supertekniku sh.p.k
NIPT: M22115004N
Adresa: Kompleksi Rezidencial “Magnet”, Pallati Lura, Rruga “Ndre Mjeda”, Tiranë, Shqipëri
Telefon: +355 69 703 3438
Email: [email protected]

Në këto Terma dhe Kushte:

  • “Kompania”, “Ne” ose “Supertekniku” i referohen Supertekniku sh.p.k;
  • “Klienti”, “Ju” ose “Përfituesi” i referohen personit që aktivizon paketën e mirëmbajtjes.

2. OBJEKTI I PAKETËS

Paketa “Super Plus” përfshin shërbime mirëmbajtjeje dhe riparimi për:

  • Sisteme hidraulike të brendshme;
  • Sisteme elektrike të brendshme;
  • Pajisje elektroshtëpiake të përdorimit familjar.

Shërbimi ofrohet vetëm për ambientin e deklaruar gjatë regjistrimit të paketës.

Kjo paketë nuk është kontratë sigurimi dhe nuk garanton zëvendësimin e pajisjeve.

3. PAJISJET DHE SHËRBIMET E PËRFSHIRA

Paketa përfshin mirëmbajtjen dhe riparimin e:

  • Lavatriçes;
  • Lavastoviljes;
  • Frigoriferit;
  • Furrës elektrike;
  • Pianurës;
  • Aspiratorit;
  • Kondicionerit;
  • Bojlerit;
  • Tharëses së rrobave;
  • Problemeve hidraulike të brendshme;
  • Problemeve elektrike të brendshme.

4. SHËRBIMET QË NUK PËRFSHIHEN

Paketa nuk përfshin:

  • Instalime të reja;
  • Rikonstruksione;
  • Punime civile;
  • Zëvendësim total të instalimeve;
  • Zhvendosje pajisjesh;
  • Pajisje industriale ose profesionale;
  • Dëmtime estetike;
  • Dëmtime nga zjarri, përmbytja, tërmeti ose fatkeqësi natyrore;
  • Dëmtime nga përdorimi jo korrekt;
  • Defekte ekzistuese përpara aktivizimit të paketës;
  • Pjesë këmbimi, materiale ose aksesorë.

Supertekniku rezervon të drejtën të refuzojë ndërhyrjen teknike nëse pajisja konsiderohet teknikisht ose ekonomikisht e pariparueshme.

5. KOHËZGJATJA E PAKETËS

Paketa ka vlefshmëri 12 (dymbëdhjetë) mujore nga data e aktivizimit.

Shërbimi aktivizohet 15 (dhjetë) ditë pune pas konfirmimit të pagesës, përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe me shkrim.

6. TARIFAT DHE PAGESAT

Vlera e paketës është:

12,000 lekë / vit

Pagesa kryhet paraprakisht.

Për çdo ndërhyrje teknike të kërkuar gjatë periudhës së abonimit aplikohet një tarifë operative prej:

2000 lekë për ndërhyrje

Në rast se klienti kërkon ndërhyrje për disa pajisje ose problematika të ndryshme, tarifa operative aplikohet për secilën ndërhyrje.

Kostoja e pjesëve të këmbimit dhe materialeve paguhet veçmas nga klienti.

7. KËRKESA PËR SHËRBIM

Klienti mund të kërkojë shërbim nëpërmjet:

  • Telefonit;
  • WhatsApp;
  • Email-it;
  • Platformave online të Superteknikut.

Në kushte normale pune:

  • Klienti kontaktohet ne menyre telefonike brenda 4 orëve të punës për kërkesat standarde;
  • Gjatë fundjavave ose festave zyrtare afati mund të zgjasë deri në 48 orë.

Koha e ndërhyrjes mund të ndryshojë në varësi të volumit të kërkesave, kushteve atmosferike, trafikut ose disponueshmërisë së pjesëve të këmbimit.

Supertekniku nuk garanton shërbim emergjent 24/7 përveç rasteve kur është rënë dakord ndryshe.

8. DETYRIMET E KLIENTIT

Klienti detyrohet:

  • të përdorë pajisjet sipas manualeve të prodhuesit;
  • të japë informacion të saktë mbi problematikën;
  • të krijojë kushte të sigurta pune për teknikët;
  • të sigurojë akses në ambient në orarin e dakordësuar;
  • të mos kryejë ndërhyrje nga persona të tretë të paautorizuar për problematikën e raportuar.

Nëse klienti mungon në orarin e konfirmuar ose refuzon aksesin pa njoftim paraprak, Supertekniku ka të drejtë të aplikojë tarifën operative të ndërhyrjes.

Supertekniku rezervon të drejtën të ndërpresë menjëherë shërbimin në rast sjelljeje fyese, kërcënuese, agresive ose në rast se ambienti paraqet rrezik për sigurinë e personelit teknik.

9. PËRGJEGJËSIA

Supertekniku mban përgjegjësi vetëm për dëmet e drejtpërdrejta të shkaktuara nga faj i rëndë i personelit të tij gjatë realizimit të shërbimit.

Supertekniku nuk mban përgjegjësi për:

  • amortizim normal të pajisjeve;
  • defekte ekzistuese;
  • mungesë mirëmbajtjeje nga klienti;
  • dëmtime nga persona të tretë;
  • ndërprerje të energjisë, ujit ose faktorë të jashtëm;
  • humbje indirekte ose fitim të munguar;
  • mungesë të pjesëve të këmbimit në treg.

Përgjegjësia maksimale e Superteknikut kufizohet deri në vlerën totale të abonimit vjetor të paguar nga klienti, për aq sa lejohet nga legjislacioni shqiptar.

Çdo pretendim duhet të paraqitet me shkrim brenda 7 ditëve nga realizimi i shërbimit.

10. FORCA MADHORE

Supertekniku nuk mban përgjegjësi për vonesa ose pamundësi në realizimin e shërbimit për shkak të rrethanave jashtë kontrollit të arsyeshëm të kompanisë, duke përfshirë por pa u kufizuar në:

  • fatkeqësi natyrore;
  • ndërprerje energjie;
  • zjarre;
  • përmbytje;
  • akte shtetërore;
  • konflikte civile;
  • kushte ekstreme atmosferike.

11. NDËRPRERJA E PAKETËS

Supertekniku ka të drejtë të ndërpresë paketën në rastet kur:

  • klienti nuk kryen pagesat;
  • konstatohet përdorim abuziv i paketës;
  • klienti pengon realizimin e shërbimit;
  • klienti shkel këto Terma dhe Kushte.

Në rast ndërprerjeje për faj të klientit, pagesat e kryera nuk rimbursohen.

12. MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE

Të dhënat personale përpunohen vetëm për realizimin e shërbimit dhe në përputhje me legjislacionin shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale.

Klienti pranon që komunikimet të kryhen përmes telefonit, SMS, WhatsApp, email-it ose platformave elektronike të përdorura nga Supertekniku.

13. LIGJI I ZBATUESHËM

Këto Terma dhe Kushte interpretohen dhe zbatohen sipas legjislacionit të Republikës së Shqipërisë.

Çdo mosmarrëveshje do të tentohet të zgjidhet fillimisht me mirëkuptim. Në rast mosmarrëveshjeje, kompetente është Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

14. PRANIMI I TERMAVE

Duke aktivizuar paketën, duke kryer pagesën ose duke përdorur shërbimet e paketës “Super Plus”, klienti deklaron se:

  • ka lexuar këto Terma dhe Kushte;
  • i ka kuptuar ato;
  • pranon plotësisht të gjitha dispozitat e tyre.

Për pyetje ose asistencë:

📞 +355 69 703 3438
📧 [email protected]

Na kontaktoni
Ose shkruani për çdo problem