+355 697 033 438 [email protected]
Një përmbledhje e punës sonë në 2025!
Kreu 9 Blog 9 Një përmbledhje e punës sonë në 2025!

Viti 2025 ishte një vit i rëndësishëm për SuperTeknikun  një vit rritjeje, ndërtimi besimi dhe zgjerimi të shërbimeve tona për familjet në të gjithë Shqipërinë. Me një ekip gjithnjë e më të specializuar dhe një fokus të fortë në cilësi, profesionalizëm dhe shërbim të shpejtë, ia dolëm të ndihmonim mijëra familje të kenë një shtëpi më të sigurt, më funksionale dhe më të rehatshme.

Ky blog është një përmbledhje e punës sonë gjatë vitit 2025: shërbimet më të kërkuara, sfidat, rezultatet dhe planet për vitin e ri.

Shërbimet tona më të kërkuara gjatë vitit 2025

Në vitin 2025, tre kategoritë kryesore të shërbimeve tona vazhduan të ishin:

1. Hidraulike

Nga riparimet e vogla deri te ndërhyrjet më të ndërlikuara, shërbimet hidraulike ishin ndër më të kërkuarat. Më poshtë janë disa nga ndërhyrjet më të zakonshme:

  • Rrjedhje uji në banja dhe kuzhina
  • Zëvendësime rubinetash dhe sifonësh
  • Bllokime tubacionesh
  • Montime pajisjesh të reja


Gjatë vitit 2025 kemi realizuar 883 ndërhyrje hidraulike.

2. Instalimet dhe riparimet elektrike

Problemet elektrike kërkojnë reagim të shpejtë dhe profesionistë të certifikuar, dhe pikërisht këtë u ofruam klientëve.
Ndër shërbimet më të realizuara ishin:

  • Rregullimi i shkëndijimeve dhe qarkut të dobët
  • Montimi i ndriçimeve LED
  • Riparimi i çelësave, prizeve dhe kabllove të dëmtuara
    Instalimet elektrike për ambiente të reja
    Në total gjatë vitit kemi kryer 935 shërbime elektrike.

3. Riparimet e pajisjeve elektroshtepiake

Ky shërbim u rrit ndjeshëm këtë vit, pasi familjet kërkuan të zgjasin jetën e pajisjeve që përdorin çdo ditë.
Ne riparuam:

  • Lavatrice dhe tharëse 
  • Frigoriferë 
  • Aspiratorë 
  • Mikrovala, soba dhe pajisje të tjera

Në total, gjatë vitit 2025 kemi kryer 3378  riparime të pajisjeve shtëpiake.

 

Sa klientë kemi ndihmuar gjatë 2025?

Me krenari mund të themi se gjatë këtij viti kemi shërbyer mbi 5196  klientë individualë dhe biznese.

Risi dhe përmirësime të vitit 2025

Për të qenë gjithmonë një hap para dhe për t’ju ofruar klientëve një eksperiencë sa më profesionale, gjatë këtij viti SuperTekniku ka investuar në:

  • Pajisje të reja diagnostikimi për shërbime më të shpejta dhe më të sakta
  • Trajnime teknike për ekipin, duke shtuar certifikime të reja
  • Zgjerimin e stafit me teknikë të specializuar në fusha të ndryshme
  • Rritjen e pranisë sonë online, duke e bërë më të lehtë kontaktimin dhe prenotimin e shërbimeve
  • Proces më të shpejtë të asistencës për rastet urgjente

 

Sfida të vitit dhe si i përballuam

2025 solli edhe disa sfida, si rritja e kërkesës në periudha të caktuara, defektet e shpeshta të pajisjeve të vjetra dhe mungesa e pjesëve origjinale në treg.
Megjithatë, falë profesionalizmit të ekipit dhe bashkëpunimeve të reja me furnitorë, ia dolëm të:

  • Zgjidhim 95 % të kërkesave brenda ditës
  • Sigurojmë pjesë cilësore për pothuajse çdo pajisje të zakonshme

 

Faleminderit!

2025 ishte një vit i jashtëzakonshëm dhe kjo falë jush klientëve, partnerëve dhe gjithë atyre që na besuan shtëpitë e tyre.
SuperTekniku mbetet i përkushtuar ndaj cilësisë, korrektësisë dhe shërbimit profesionist.

Me synime të reja dhe energji të re për 2026 – gjithmonë pranë jush, për çdo nevojë të shtëpisë!

 

Na kontaktoni
Ose shkruani për çdo problem