+355 697 033 438 [email protected]
Këshilla nga SuperTekniku – Ja 5 Mënyra si të përgatitësh shtëpinë për verën!
Kreu 9 Blog 9 Këshilla nga SuperTekniku – Ja 5 Mënyra si të përgatitësh shtëpinë për verën!

Me afrimin e verës, shumica prej nesh fillojnë të mendojnë për pushime, freski dhe relaks. Por përpara se të shijojmë ditët e ngrohta, është e rëndësishme të sigurohemi që shtëpia jonë është gati për sfidat që sjell sezoni i verës. Temperaturat e larta, lagështia dhe përdorimi më intensiv i disa pajisjeve shtëpiake mund të krijojnë probleme që, nëse nuk adresohen me kohë, sjellin kosto dhe stres. SuperTekniku sjell një udhëzues praktik me këshilla të vlefshme nga ekspertët tanë elektrikë, hidraulikë dhe të pajisjeve elektroshtepiake.

  1. Kujdes me kondicionerët – Rezervo kontroll para sezonit të nxehtë

Në Shqipëri, shumë familje mbështeten te kondicionerët për të përballuar temperaturat që shpesh tejkalojnë 35°C. A e dini se një kondicioner i pakontrolluar mund të humbasë deri në 20% të efikasitetit të tij energjetik? Para se vala e të nxehtit të godasë, rezervoni një kontroll profesional:

  • Pastrimi i filtrave të brendshëm dhe bllokut të jashtëm.
  • Kontrolli i nivelit të gazit ftohës.
  • Testimi i termostatit për të siguruar matje të saktë të temperaturës.

Një kondicioner që funksionon mirë jo vetëm që kursen energji, por edhe zgjat jetën e pajisjes. SuperTekniku ofron këtë shërbim me teknikë të kualifikuar që diagnostikojnë çdo problem përpara se të shfaqet.

  1. Kontrolli i rrjetit elektrik – Mbrojtje nga mbingarkesat

Gjatë verës rritet përdorimi i pajisjeve elektrike: ventilatorë, frigoriferë që punojnë më shumë, pajisje gatimi  dhe sisteme ftohjeje. Mbingarkesa në qark mund të çojë në:

  • Djegie të prizeve ose kabllove.
  • Rrezik zjarri.
  • Prishje të pajisjeve të shtrenjta si TV, lavatriçe apo frigoriferë.

SuperTekniku rekomandon që të bëni një kontroll të plotë elektrik: kontroll të instalimeve, matje të tensionit dhe vendosje të mbrojtësve të rrymës (stabilizatorë ose disbllokues). Një investim i vogël në kontrollin elektrik tani, shmang shpenzime të mëdha më vonë. Nëse keni nevojë për një elektriçist kliko këtu!

  1. Kontrolli i sistemit hidraulik – Verifikimi i depozitave dhe tubacioneve

Uji në verë është i domosdoshëm, por ndonjëherë edhe burim problemi. Temperatura e lartë mund të ndikojë në:

  • Zgjerimin e tubave plastikë dhe rrjedhje në nyje.
  • Formimin e algave në depozitat e ujit, veçanërisht nëse janë të ekspozuara në diell.
  • Bllokime për shkak të përdorimit të rritur të ujit (dush më të shpeshtë, larje më të shpeshta të rrobave etj.)

SuperTekniku ofron inspektim të sistemit hidraulik, pastrim të depozitës, verifikim të valvulave dhe nyjeve. Nëse shtëpia juaj është me qira ose nuk banohet gjatë gjithë verës, është akoma më e rëndësishme të kryhet një kontroll paraprak për të shmangur surpriza.

  1. Pastrimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve elektroshtepiake

Frigoriferi punon 24/7 gjatë verës për të ruajtur freskinë e ushqimeve. Por çfarë ndodh nëse ai nuk është në gjendje optimale?

  • Një grilë e pastruar mirë rrit efikasitetin.
  • Kontrolli i gomës së derës siguron që ajri i ftohtë nuk humbet.
  • Tharja e lagështirës në pjesën e brendshme ndihmon në shmangien e mykut.

Po lavatriçja? Nëse keni planifikuar pushime, është mirë të boshatiset dhe të lihet e hapur për të shmangur aromat e pakëndshme.

Teknikët e SuperTeknikut mund të kryejnë një mirëmbajtje të përgjithshme të pajisjeve kryesore: frigorifer, lavatriçe, enëlarëse dhe soba. Kjo shërben si “kontroll teknik” për shtëpinë tuaj përpara nisjes së sezonit të nxehtë.

  1. Sigurohuni që jeni gati edhe për mungesa të energjisë

Në disa zona, ndërprerjet e energjisë në verë janë të zakonshme për shkak të ngarkesës së rrjetit. Sugjerimi ynë:

  • Instaloni një stabilizator për pajisjet më të ndjeshme.
  • Mbani një ventilator me bateri si rezervë.
  • Siguroni ndriçim LED me bateri për raste emergjente.

SuperTekniku ofron këshillim për pajisjet që duhen mbrojtur dhe montim të zgjidhjeve mbrojtëse në mënyrë profesionale.

Përfundim
Përgatitja e shtëpisë për verën  është  një domosdoshmëri për komoditet, siguri dhe ekonomi. Shërbimet elektrike, hidraulike dhe të elektroshtepiake janë themelore në funksionimin e përditshëm të shtëpisë dhe duhen marrë seriozisht – sidomos kur temperaturat fillojnë të rriten. SuperTekniku është partneri juaj ideal për t’ju ndihmuar të hyni në verë pa stres dhe me qetësi mendore.

Prenotoni kontrollin tuaj  në www.supertekniku.al ose ne rrejtet tona sociale Instagram dhe Facebook dhe le të kujdesemi ne për gjithçka!

Na kontaktoni
Ose shkruani për çdo problem